‘Tragjedia në Koçan’, Mickoski: Procesi gjyqësor duhet të zhvillohet pa ndikim politik

‘Tragjedia në Koçan’, Mickoski: Procesi gjyqësor duhet të zhvillohet pa ndikim politik

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se procesi gjyqësor për rastin e zjarrit në disko-klubin “Puls” në Koçan duhet të zhvillohet pa asnjë ndikim politik. Megjithatë, ai paralajmëroi se ka parti të caktuara politike që po mundohen ta keqpërdorin dhimbjen e atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre. “Personalisht mendoj se duhet të jetë kështu, nuk mund të jetë ndryshe. Por ka disa parti politike që, fatkeqësisht, mbi këtë rast dhe mbi dhimbjen e njerëzve që humbën më të dashurit e tyre, përpiqen të ndërtojnë karrierë politike. Prandaj nuk mund të themi se nuk ka ndikim politik, sepse disa politikanë dhe disa parti po mundohen ta keqpërdorin këtë tragjedi”, tha Mickoski. Kryeministri shtoi se ato parti vazhdimisht dërgojnë mesazhe politike, ndërsa ai, ndryshe nga ata, ka zgjedhur...