Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati

Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati

Emergjencat pranë Bashkisë së Vlorës janë pozicionuar në terren pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po kryhet përforcimi i argjinaturës me rreth 800 metra kub dhe ngritja e saj mbi nivelin aktual. Ndërhyrja po kryhet në ato pjesë ku ka pasur dëmtime të argjinaturës, me qëllim të ndërhyrjes në kohë për të shmangur çdo rrezik. Kanan Shakaj, kreu i Njësisë Administrative Novoselë, tha se Vjosa ka kohë që nuk ka dalë nga shtrati, megjithatë situata duhet mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm. “Po hedhim dhe presim normalisht situatën që pritet gjatë orëve të mbrëmjes,” u shpreh ai, duke iu referuar parashikimeve për reshje intensive. Ndërkohë, Shakaj ka theksuar se janë bërë njoftimet për çdo emergjencë të mundshme, kryesisht për familjet që kanë...