Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Moti i keq, rrëshqitje dherash në rrugën e Libohovës
Shirat e shumtë të orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullimin e automjeteve në hyrje të qytetit të Libohovës. Sikurse shihet edhe nga pamjet, masa të mëdha inertes kanë rrëshqitur dhe kanë përfunduar në rrugën hyrëse, duke krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim dhe duke rrezikuar bllokimin total të trafikut. Autoritetet lokale pritet të ndërhyjnë për pastrimin e aksit dhe rikthimin e lëvizjes normale, ndërsa reshjet vijojnë me intensitet.