Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
“Do të djeg për së gjalli, na more nusen”, flet tezja e të riut nga Tepelena që u vra në Greqi (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë tronditi opinioni publik pak ditë më parë, ku një shqiptar, Sulo Halili, u dogj brenda një automjeti në Greqi. Tatjana Halili, e ftuar në “Shqipëria Live”, tregoi se nipi i saj ka marrë kërcënime nga familjarët e ish partnerit të gruas së Sulos. “Sulo ka dy fëmijë, një gocë dhe djalë të sapolindur. Ka 4 vite me Esmeraldën, gruan. Jetonin në Greqi. Është kërcënuar nga daja i ish të dashurit të Esmeraldës. Por nuk ka pasur lidhje Esmeralda gjatë kohës që ka qenë me Sulon. I ka thënë do të të djeg për së gjallë se na more nusen e nipit. Por ajo ka qenë e ndarë kur u lidh me Sulon. Megjithatë nuk e dimë nëse janë ata autorët, presim...