Hartonte akte noteriale të falsifikuara në emër të kolegëve, prokuroria pezullon nga detyra noteren

Hartonte akte noteriale të falsifikuara në emër të kolegëve, prokuroria pezullon nga detyra noteren

Një notere në Fier është pezulluar nga detyra e saj nga Prokuroria pasi hartonte akte noteriale të falsifikuara në emër të kolegëve. “Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier u pezullua nga detyra noterja A.H., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, e parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal. Nga hetimet e deritanishme në kuadër të këtij procedimi penal, u dokumentuan disa raste ku personi nën hetim A.H., e cila ushtron profesionin e noteres në qytetin e Fierit, ka kryer veprime aktive, me dashje e në mënyrë të përsëritur, në drejtim të falsifikimit të dokumenteve noteriale, duke paraqitur rrethana të rreme në to, duke hartuar akte noteriale në emër të noterëve të tjerë...