Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën në Shtëpinë e Bardhë me Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman. Premtimi për investimin ishte bërë gjatë vizitës së Trumpit në shtetet e Gjirit, në muajin maj. “Kjo shifër mund të rritet pak më shumë. E vlerësojmë shumë”, ka thënë Trumpi gjatë takimit me Princin. E këtë e ka konfirmuar Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, i cili ka thënë se ai mund ta rrisë investimin prej 600 miliardë dollarësh në SHBA, në 1 trilion dollar. “Paratë do të nënkuptojnë më shumë investime në fabrika, kompani dhe në Wall Street”, ka thënë Trumpi. Ai ka shtuar se kjo do të ndihmojë gjithashtu në krijimin e...