Politologu Afrim Krasniqi ka zbuluar detaje të reja mbi diskutimet për Reformën Territoriale, gjatë një interviste televizive. Sipas tij, dy partitë e mëdha kanë propozime skajshmërisht të ndryshme për hartën e re administrative, duke kërkuar respektivisht rritje dhe ulje drastike të numrit të bashkive.
“Partia Demokratike ka propozuar një ndarje me 95 bashki, ndërsa Partia Socialiste ka kërkuar uljen e tyre në vetëm 35,” tha Krasniqi, duke e cilësuar mungesën e debateve të brendshme në partitë politike si problem thelbësor për çdo reformë të qëndrueshme.
Krasniqi theksoi se partitë duhet të konsultohen realisht për qëllimet e tyre, përpara se të ndryshojnë sistemin zgjedhor apo administrativ. Ai u ndal edhe te kriza e përfaqësimit dhe mungesa e figurave me profil profesional brenda partive, sidomos në opozitë.
“Sot askush nuk mund të thotë kush mbulon ekonominë, financat, politikat sociale apo shëndetësinë në PD,” u shpreh politologu.
Ai kritiko edhe performancën e deputetëve në parlament, duke theksuar se shumë prej tyre ankohen se nuk u jepet fjala, ndonëse vetë nuk kanë folur asnjëherë në seancat plenare. “Kjo është tallje me jetën publike, tallje me mandatin,” tha Krasniqi.
“PD kërkon 95 bashki, PS synon reduktimin në 35″/ Analisti zbulon prapaskenat e diskutimeve, për Reformën Territoriale
