Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
A do të jetë Bora Zemani pjesë e ‘BBV5’?
Moderatorja e njohur Bora Zemani ka folur hapur për herë të parë rreth mundësisë për t’u bërë pjesë e “Big Brother”, spektaklit më të ndjekur në Shqipëri. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Bora u pyet drejtpërdrejt nëse do ta merrte një hap të tillë dhe përgjigjja e saj ishte e prerë. “Nuk besoj sepse më duket eksperiencë shumë e vështirë. Unë nuk do e bëja dot,” u shpreh moderatorja, duke sqaruar se formati, pavarësisht suksesit dhe vëmendjes së madhe që sjell, kërkon një lloj përballjeje emocionale për të cilën ajo nuk ndihet e gatshme. Edhe pse nuk ka qenë kurrë fizikisht banore në shtëpinë e famshme, Bora rrëfeu se e ka përjetuar nga afër presionin, ritmin dhe ngarkesën emocionale të këtij reality-show, sidomos...