Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“91 % e shqiptarëve pro integrimit”, ambasadori italian: Synimi për t’u anëtarësuar në BE në 2030 është objektiv ambicioz
Ambasadori i italian në Tiranë, Marco Alberti, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi shanset që ka Shqipëria për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian në vitin 2030, objektiv ky i vënë nga qeveria Rama. Ai theksoi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE është ambicioz dhe i mundshëm, duke vlerësuar përparimin e vendit në hapjen e kapitujve të negociatave dhe reformat e kryera në vitet e fundit. Më tej, ai theksoi se 91% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin në BE, një tregues që sipas ambasadorit inkurajon jo vetëm Shqipërinë, por edhe Evropën. “Të dy kryeministrave vijnë nga përvoja politike krejt të ndryshme. Nuk njoh raste të tjera kur bashkëpunimi kaq i ngushtë mes dy krerëve të qeverive shkon përtej ndasive politike....