Zbulohet shkresa/ Këshilltarët socialistë kërkesë SPAK: Erion Veliaj të jetë prezent në mbledhjen e të premtes

Zbulohet shkresa/ Këshilltarët socialistë kërkesë SPAK: Erion Veliaj të jetë prezent në mbledhjen e të premtes

Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon SPAK-ut dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që të lejojë kryebashkiakun Erion Veliajn, i cili ndodhet i paraburgosur në burgun e Durrësit, të marrë pjesë fizikisht ose online në mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet të premten e kësaj jave, më 21 nëntor 2025. Në kërkesën e firmosur nga 22 anëtarë socialistë, drejtuar këtyre 2 institucioneve, thuhet se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Paralelisht me kërkesën drejtuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Burgjeve, Këshilli Bashkiak i Tiranës i kërkon kryetarit Veliaj objektivat e tij të zhvillimit për Tiranën për vitin 2026 dhe...