Zbulohet pakti/ Kreshnik Spahiu: Berisha dhe Rama do të ndryshojnë në 30 dhjetor Kushtetutën

Zbulohet pakti/ Kreshnik Spahiu: Berisha dhe Rama do të ndryshojnë në 30 dhjetor Kushtetutën

Një ditë pas protestës së opozitës para Kryeministrisë, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë ulur sot në tryezë për të vijuar punën mbi Reformën Zgjedhore. Juristi Kreshnik Spahiu, në një lidhje skype për emision Repolitix në Report Tv deklaroi se Berisha dhe Rama do të bëjnë një Kod të ri Zgjedhor për t’u hequr kështu mundësinë çdo partie të re politike që të hyjë në zgjedhje. Spahiu tha se Berisha dhe Rama do ndryshojnë në 30 dhjetor edhe Kushtetutën e vendit. “Di t’ju them se brenda një muaj e gjysmë Berisha do t’i japë votat Ramës për të ndryshuar Kushtetutën. Kur ambasadorët të jenë me pushime dhe të dërguarit e komisionit Europian të jenë me krishtlindje, Berisha dhe Rama do ndryshojnë në 30 dhjetor Kushtetutën....