Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein
Presidenti Donald Trump është pyetur në lidhje me publikimin e dosjeve të Epstein përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve. “Nuk kam të bëj fare me Jeffrey Epstein,” u përgjigj Trump, shkruajnë mediat e huaja. “E përjashtova nga klubi im shumë vite më parë, sepse mendoja se ishte një pervers i sëmurë dhe mendoj se kisha të drejtë”, shtoi Trump. Trump u thotë edhe një herë gazetarëve se “nuk ka shkuar kurrë” në ishullin e Epstein dhe e quan këtë temë një “mashtrim të demokratëve”. Pyetja erdhi nga një gazetar i ABC News, me Trumpin që nisi një reagim të ashpër kundër rrjetit, “Mendoj se je një gazetar i tmerrshëm”, tha Trump më tej. “Është mënyra se si i bën këto pyetje, fillon me një...