Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Deputetët e PD takim me zyrtarin e DASH, Bardhi: Qeveria e lidhur me krimin nuk mund të udhëheqë vendin
Deputetët e PD takim me zyrtarin e DASH, Bardhi: Qeveria e lidhur me krimin nuk mund të udhëheqë vendin Deputetët e Partisë Demokratike zhvilluan sot një takim me Mark Fleming, Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili zbardh diksutimet që demokratët zhvilluan me zyrtarin e DASH. Bardhi theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten një partner strategjik dhe i pazëvendësueshëm për Shqipërinë dhe rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. Ai nënvizoi se vendi ka nevojë urgjente për një luftë të mirëfilltë kundër krimit të organizuar, të bazuar në institucione të pavarura dhe qeverisje të përgjegjshme. “Shqipëria ka nevojë për luftë reale ndaj krimit të...