A frymëzon më kjo opozitë dhe Sali Berisha? Kjo ishte një nga pyetjet që krijoi debat të fortë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
E ftuar në studio, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, ka theksuar se Sali Berisha është ai i cili mbajti të bashkuar PD-në, në një kohë kur rrezikonte shkrirjen.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Duhet të iki Sali Berisha që Rama mos ketë më me kë të merret, e besoni ju këtë?
Kuçana: Do doja që debatin ta bëjmë për publikun.
Borakaj: Besoni ju që Berisha pas 34 vitesh nuk frymëzon më?
Kuçana: Unë futem te ata njerëz që bëj gjëra që i besoj.
Borakaj: Pra besoni se ai është e ardhmja e PD-së?
Kuçana: Unë e kam ndjekur ndër të parat foltoren e Berishës, jam krenare për pjesëmarrjen në atë foltore. Mendoj se me atë që i ndodhi PD-së, pra le ta themi që PD u përça, Rama ndërhyri edhe te PD, iu mor selia, vula, nuk kishte ndodhur kurrë kjo, prapë Sali Berisha mbajti 500 mijë votues.
Borakaj: A nuk janë pak 500 mijë votues me Ramën në mandatin e katërt?
Kuçana: Ne kishim një opozitë që po shkrihej me investim qeveritar. Mendoj se Sali Berisha mbajti opozitën në Shqipëri. Ajo që ndodhi në PD është e turpshme.
Leka: Ta dha vulën?
Çollaku: Ju po dekonspironi atë që thoni.
Leka: Po a thatë e mbajti, ua dha pra.
