Debat në studio/ Qiraxhi: A ka strategji opozita? Kuçana: Po patjetër që ka

Protesta e PD, retorika dhe e ardhmja politike kanë krijuar debate të forta në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Ndërsa po komentohej protesta e opozitës dhe pjesëmarrja e dobët, aktivisti Migen Qiraxhi bëri një pyetje se a ka strategji PD përballë Edi Ramës?
E pranishme në studio, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Ilirjana Kuçana, theksoi se PD ka një strategji, e tillë është edhe protesta e një dite më parë.

Pjesë nga biseda:
Qiraxhi: A ka strategji opozita?
Kuçana: Po ka strategji. Aktiviteti i djeshëm ishte foltore që duhet të shërbejë më shumë për qytetarët sesa për deputetët. Sa i përket strategjisë së opozitës, patjetër kemi strategji.
Qiraxhi: Cila është?
Kuçana: PD do të bëjë analizën së shpejti.
Borakaj: Kur?
Kuçana: Ka filluar analiza e brendshme.
Borakaj: Në cilin qark?
Kuçana: Patjetër që e kemi filluar, është kohë për reflektim, është kohë për rinovim, për energji të reja.