Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Nuk prodhoi frymë”/ Protesta e opozitës, flet analisti Leka: Më zhgënjeu, parti pa ide
Analisti Martin Leka, i ftuar në një studio televizive, ka analizuar protestën e opozitës një ditë më parë. Leka tha se protesta zhgënjeu dhe tregoi se nuk prodhon as frymë e as aksion. Pjesë nga biseda: Gazetari: Çfarë ju ngeli nga protesta e djeshme e opozitës? Leka: E kam të vështirë të perifrazoj disa që thonin foltore, revoltore etj. Për mua ishte zhgënjim i madh. Gazetari: Pse? Leka: Sepse unë prisja nga opozita njerëz që të mund të ndryshojnë regjimin. Regjimi i çdo lloji qoftë nuk mund të ndryshojë pa njerëz, pa frymë. Po të vijoj me disa figura, dikush mund të kishte pasur kaq veta në dasmë. Gazetari: Nga Shkodra? Leka: Nga Shkodra, nga Lezha.