Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Moti i keq përfshin vendin/ Ministria e Shëndetësisë harton plan masash për menaxhimin e situatës
Ministria e Shëndetësisë ka aktivizuar një plan të posaçëm masash për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë disa zona të vendit që prej mbrëmjes së kaluar. Siç bëhet me dije përmjes një njoftimi për mediat, strukturat në varësi të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) janë në gatishmëri të plotë 24 orë në ditë dhe po monitorojnë situatën në kohë reale. Sipas njoftimit zyrtar, janë ndërmarrë një sërë masash parandaluese dhe reaguese në institucionet shëndetësore për të garantuar ofrimin e pandërprerë të shërbimeve për qytetarët. Këto masa përfshijnë: -Monitorim i vazhdueshëm i situatës nga operatorët rajonalë të kujdesit shëndetësor & njësitë vendore – Verifikim i infrastrukturës, pajisjeve dhe rezervave të medikamenteve -Koordinim i ngushtë me pushtetin vendor...