“Fokusi te klima e investimeve”/ Ambasadori Alberti: Synojmë ta kemi të pranishme Italinë në Shqipëri në sektorë më strategjikë

“Fokusi te klima e investimeve”/ Ambasadori Alberti: Synojmë ta kemi të pranishme Italinë në Shqipëri në sektorë më strategjikë

Marco Alberti, ambasador i Italisë në Tiranë, në një intervistë në emisionin “Real Story”, në ABC News, u shpreh se Italia zë një vend të parë, jo vetëm në shkëmbimin tregtar, por në shumë sektorë të ndryshëm. Megjithatë theksoi se sfidë për mbetet ende përmirësim i klimës së investimeve italiane në Shqipëri. Gjithashtu shtoi se marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë kanë qenë gjithmonë të vërteta. Pjesë nga intervista: Sokol Balla: Në intervistën time në Romë, kryeministri Rama tha se ky kantier Itali shqiptare do të krijojë një investim që mund të shkojë deri në 400 milionë euro që mund të jetë një thërrmi buke në Itali, por përbën gati 3-4-5 % të GDP kombëtare të Shqipërisë. Ju keni misionin që këtë sinergji pozitive që u...