Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Për pak planet e togës së ndëshkuesve u prishën nga…! I gjithë aksioni i atentatit në Rinas ndodhi në vetëm 3 minuta!
Emisioni “Në Shenjëstër”, në bazë të të dhënave nga dosja hetimore, ka rindërtuar skemën e atentatit të ndodhur në Rinas, ku humbi jetën Gilmando Dani dhe shoqëruesit i tij Muçi Shaljani. Nga prirtja e autorëve me makinën e tyre tip “Toyota” vetëm pak sekonda larg viktimës, te informatorët dhe “tradhëtia” që iu bë Gilmando Danit, i cili më parë kishte mundur t’u shpëtonte dy atentateve, gjithçka sqarohet në investigimin e emisionin. Pjesë nga dokumentari: Në atentatin i gjithë përpilimi i aktit final, atij të ekzekutimit të Gilmando Danit, ndodh në harkun kohor të tri minutave, nga dalja e makinës me të cilën ai udhëton nga parkingu i jashtëm i aeroportit deri në rrethin e parë jashtë terminalit, ku po e presin qitësit. “Pasi makina ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ka dalë nga parkingu i jashtëm i aeroportit ku ishte parkuar për disa...