Fier, sherr për parkimin e mjetit/ Plagoset me thikë 33-vjeçari, shpallet në kërkim autori

Fier, sherr për parkimin e mjetit/ Plagoset me thikë 33-vjeçari, shpallet në kërkim autori

Një konflikt mes të rinjve ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një 33- vjeçar është plagosur me thikë nga një person tjetër.  Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Tetori”, ndërsa i plagosuri Dashnor Dorti, 33 vjeç ndodhet në kujdesin e mjekëve.  Burimet për Report Tv bëjnë me dije se konflikti ka ndodhur për parkimin e automjetit. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit.  Njoftimi i policisë:  Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.  Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë...