Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ambasadori italian në Tiranë: Mbledhja e përbashkët shënoi një atmosferë të shkëlqyer bashkëpunimi
Ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti, “Real Story” në ABC News u shpreh se mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj italiane u karakterizua nga një atmosferë bashkëpunuese dhe atribut i kësaj klime shtoi ai i përket të dy kryeministrave, të cilët kanë dhe një marrëdhënie të ngushtë mes tyre. Ai theksoi se tani puna duhet të përqendrohet për të çuar përpara marrëveshjet e firmosura. Sipas tij, rruga për konkretizimin e tyre tashmë është hapur. “Sigurisht, unë mendoj që atmosfera ndikon mjaft në arritjen e rezultateve dhe ky takim i nivelit të lartë, duhet të mbizotërohej nga një atmosferë bashkëpunuese, dhe besoj se kjo ka ndodhur sepse ne kemi një marrëdhënie të ngushtë mes dy kryeministrave tanë, sigurisht që ka patur edhe një sintoni,...