Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Balluku premtoi, por ura e “5 Majit” mbetet ëndërr e parealizuar
Unaza e Madhe e Tiranës nuk ka një dalje që e lidh atë me zonën e “5 Majit”. Megjithëse është ënjë projekt i shtrenjtë dhe që ka kushtuar dhjetëra milionë euro, duke u konsideruar si një nga rrugët më të shtrenjta për kilometër në Shqipëri, banorët e kësaj zone aktualisht nuk kanë akses direkt në Unazë dhe detyrohen të bëjnë një rrugë më të gjatë për të përdorur daljen më të afërt. Kjo i detyron ata të futen në trafikun e rënduar të rrugëve të brendshme të qytetit për të mbërritur në shtëpitë e tyre. Ndërkohë, projekti parashikon ndërtimin e një ure pikërisht në këtë pikë lidhëse. “Kanë një vit që thonë se do ta bëjnë daljen dhe ende s’është bërë asgjë. Më duket se...