VIDEO – “Rri urtë derrkuce”, Trump humb kontrollin, ofendon gazetaren e Bloomberg

VIDEO – “Rri urtë derrkuce”, Trump humb kontrollin, ofendon gazetaren e Bloomberg

“Urtë urtë derrkuce”. Kjo është fyerja seksiste që Donald Trump i bëri një gazetareje të Bloomberg e cila po i bënte një pyetje në lidhje me rastin Jeffrey Epstein.  Sipas disa raporteve të medias amerikane, presidenti e ofendoi gazetaren në bordin e Air Force One.  Gazetarja nxitoi që të bënte pyetje në një kohë me disa kolegë të tjerë, por presidenti i irrituar reagoi ashpër duke e sulmuar atë për paraqitjen e jashtme apo “bodyshaming”, siç njihet ndryshe.  Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe komentet drejtuar liderit të Shtëpisë së Bardhë ishin tepër negative.