Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja e BE për Zgjerimin, në Shqipëri më 21 nëntor. Zbardhet agjenda

Tirana do të jetë qendra e zhvillimeve rajonale më 21 nëntor, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, pritet të marrin pjesë në samitin e radhës që do të mbahet në Pallatin e Brigadave. 
Samiti fokusohet te plani i rritjes ekonomike për rajonin, integrimi ekonomik dhe transformimi i tregjeve të vendeve të Ballkanit drejt standardeve të Bashkimit Europian. Diskutimet synojnë të përforcojnë rrugën e përbashkët të vendeve të rajonit drejt BE-së dhe të nxisin bashkëpunimin ekonomik. 
Punimet do të nisin në orën 09:30 me deklaratat hyrëse, ndërsa 30 minuta më vonë kryeministri Edi Rama dhe komisionerja Marta Kos do të hapin zyrtarisht samitin. 
Agjenda e Samitit (21 nëntor, Pallati i Brigadave) 
09:30 – Mirëseardhja / Deklarata për mediat 
10:00 – Nisja e punimeve të Samitit Growth Plan 
Fjalë hapëse:• Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama• Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos 
11:30 -Foto familjare 
11:35 -Konferencë për shtyp e kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres Marta Kos.