Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës
Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka deklaruar se është i gatshëm të ndërmarrë sulme ajrore ndaj Meksikës, nëse ky vend nuk do të frenojë trafikun e drogës drejt Shteteve të Bashkuara. “A do të nisja sulme në Meksikë për të ndaluar drogën? Po, do të bëjmë çfarë duhet për të ndaluar drogën. Meksika ka shumë probleme. Nëse do të na duhej, a do të bënim atje atë që kemi bërë me rrugët ujore? E dini, pothuajse nuk ka më drogë që hyn në rrugët tona ujore”. Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale, presidenti amerikan theksoi se është i gatshëm të ndërmarrë edhe një operacion tokësor, për të goditur rrjetet e trafikut të drogës dhe për të shuar aktivitetin e bandave kriminale. Trump...