Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Sondazhi në Gjermani/ Vijon dhe bie popullariteti i merz, AFD mbetet forca e parë politike
Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) vazhdon të kryesojë edhe në sondazhin më të fundit, ndërsa partitë e koalicionit qeverisës (CDU/CSU dhe SPD) mbeten së bashku nën 40%. Ndërkohë, popullariteti i kancelarit Friedrich Merz bie në nivelin më të ulët deri tani. Sipas sondazhit të Institutit Forsa për RTL/ntv, AfD ruan epërsinë me 26%, ndërsa CDU/CSU vjen e dyta me 25%, duke shënuar një rritje të lehtë prej një pikë. Në vend të tretë renditet SPD me 14%, të ndjekur nga të Gjelbrit me 12% dhe e Majta me 11%, pa ndryshime krahasuar me javët e mëparshme. FDP mbetet në kufirin e ulët të mbijetesës me vetëm 3%, ndërsa BSË shënon rezultat të pamaturueshëm pas largimit të themelueses dhe ish-kryetares Sahra Ëagenknecht. Pjesa e të pavendosurve...