Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Ministri i Jashtëm gjerman: Kosovës i duhet një qeveri e aftë, mbështesim dialogun me Serbinë
Kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, kërkoi që Kosova sa më shpejt të ketë një Qeveri të aftë për të vepruar brenda dhe jashtë. Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ministri i Jashtëm gjerman tha se një pritje e tillë pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit është e arsyeshme. Sipas tij, për disa në rajon, Kosova konsiderohet simbol i demokracisë dhe shoqërisë së fortë civile. “Në mënyrë që ky sukses të vazhdojë, Kosovës i duhet që sa më shpejt të ketë një qeveri të aftë për veprim si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë. Votuesit janë duke pritur formimin e saj që prej tetë muaj. Ata kanë pritje të arsyeshme që këto procese demokratike të marrin një përfundim pozitiv dhe këtu bën pjesë edhe një qeveri...