Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Do vrisnin Prokurorin e Përgjithshëm të Brukselit!”/ Mafia shqiptare nën hetim për komplot, 8 të arrestuar
Tetë persona nga bota e drogës dhe mafias shqiptare janë arrestuar në lidhje me një komplot për të vrarë prokurorin e përgjithshëm të Brukselit, thanë prokurorët belgë. Arrestimet u kryen të martën (sot, 18 nëntor), pas bastisjeve në 18 lokale, kryesisht në kryeqytetin belg. “Në korrik 2025, prokuroria u informua nga policia e Brukselit për një komplot për të vrarë prokurorin e përgjithshëm të Brukselit. Të dyshuarit kryesorë duket se kanë një precedent të rëndë kriminal të lidhur me trafikun e organizuar të drogës dhe mund të jenë aktivë brenda mafies kriminale shqiptare”, tha prokuroria belge. Brukseli është përfshirë vitet e fundit nga dhuna e lidhur me bandat e drogës dhe zyrtarët kanë thënë se më shumë se 100 nga rrjetet kriminale më të rrezikshme të Evropës...