Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Më e keqja nga reshjet nuk ka ardhur”, Ministri i Mbrojtjes paralajmëron: Orët në vazhdim kritike
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i shoqëruar nga prefekti i Lezhës, Tauland Malshi, kanë zhvilluar një takim me Shtabin e Emergjencave Civile në qark për të analizuar situatën e krijuar nga reshjet intensive dhe për të përcaktuar masat shtesë që do të merren në orët në vijim. Pas mbledhjes, ministri Vengu bëri të ditur se orët në vazhdim pritet të jenë dinamike sa i përket menaxhimit të situatës, ndërsa theksoi angazhimin maksimal të strukturave në terren. Ai njoftoi se është kërkuar mbështetje me mjete shtesë, për të cilat ka pasur reagim të menjëhershëm nga Ministria e Bujqësisë. Duke bërë një panoramë të situatës aktuale, Vengu theksoi se ka forca te ushtrisë qe janë dislokuar në Kurbin, si zona më e prekur nga reshjet dhe dëmet...