Rama “shigjeton” me humor ‘burrat ballkanas’, mesazhi i veçantë për Marta Kos

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Bruksel, ku po merr pjesë në Forumin e Zgjerimit, se BE-ja duhet t’i japë një shans Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike, qoftë edhe pa të drejtë veto dhe vote, që të jenë anëtarë të Unionit dhe t’i shërbejnë Evropës.
Gjatë fjalës së tij, nuk munguan as batutat.
Ai u ndal tek  fjalimet e gjata qe bëjnë “burrat ballkanas” në podium, teksa me humor i sugjeroi komisioneres Kos bërjen e një libri.

“Dhe për ta mbyllur, e dini se si shkon puna me burrat ballkanas kur marrin fjalën dhe që thonë do e mbyllim, por nuk e mbyllin, por do ta mbyll vërtetë fjalën time, duke i lejuar vetes një kënaqësi të vogël. Do i japë një këshill Marta Kos, teksa ajo po shkruan historinë me ne, duhet të sigurohet që edhe historia të shkruajë për të në faqet e saj. Ndaj ajo duhet të sigurohet që kur të mbarojë mandati i saj, ajo thjesht do duhet të botojë një libër me titull “Antologjia e plotë e një zgjerimi të bërë nga unë”. Dhe i jap fjalën Martës se në të gjithë lagjen ballkanike që janë dëshmitarë këtu, se do t’i përmbahen me fisnikëri nga pretendimet për të drejtën e autorit për kapitullin e Shqipërisë”, tha Rama.
/vizionplus.tv