Burimi:
Pcworld.al
Foto © Pcworld.al
Microsoft parandalon sulmin DDoS më të madh regjistruar ndonjëherë
Ditën e Hënë Microsoft tha se kishte identifikuar dhe neutralizuar një sulm DDoS në drejtim të një pike aksesi në Australi me kapacitet 15.72 Tbps me afeo 3.64 miliardë paketa për sekond. Gjiganti i teknologjisë tha se ishte sulmi DDoS më i madh regjistruar ndonjëherë në cloud dhe origjinën e kishte në botnetin e internetit të gjërave njohur si AISURU. Sulmi përmbante një trafik UDP me ritëm të lartë në drejtim të një adrese IP publike specifike. Plot 500 mijë adresa IP nga rajone të ndryshme kishin në shënjestër objektivin. Sipas QiAnXin Xlab, botneti AISURU fuqizohet nga 300 mijë pajisje të infektuara, kryesishtë routerë, kamera sigurie dhe sisteme DVR. Botnetët si AISURU gjithashtu kanë funksione të tjera përtej sulmeve DDoS, përdoren edhe për grumbullim informacioni,...