Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme çështjen nr. 44/2025 ndaj tre të pandehurve për korrupsion. Të akuzuarit janë: -Julian Suljoti, administrator i shoqërisë “Ansoil sh.a.” në Korçë, për “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” (neni 244/2 i Kodit Penal). -Olsi Jarazi, inspektor në detyrë pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim (neni 259/2 lidhur me nenin 25). -Luan Sadikaj, ish-inspektor i ISHTI-t, për të njëjtën vepër penale. Sipas njoftimit të SPAK, hetimet proaktive të zhvilluara me metoda speciale nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë provuar se më 1 nëntor 2021, dy inspektorët Olsi Jarazi dhe...