Përmbytjet në disa qytete të Shqipërise/ Berisha: Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit

Përmbytjet në disa qytete të Shqipërise/ Berisha: Qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit

Kreu i PD, Sali Berisha, ka dënuar qeverinë për qëndrimin që po mban ndaj qytetarëve në lidhje me motin e keq. Berisha tha se qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit. “Qindra dhe qindra familje në rrethet Lezhë, Kurbin, Mat, Dukagjin, Shkodër, janë në mëshirën e fatit. Kanë përjetuar tmerre nga vërshimet e papërmbajtura të lumenjve, ujërave dhe narkoqeveria e tëra është në narkozë. Asnjë ndihmë, asnjë mbështetje. Njerëz të lënë në mëshirën e natyrës dhe të Zotit vetë. Këto shtrëngata u njoftuan nga stacionet meteorologjike më serioze të paktën një javë para.   Por në mënyrë absolute, pushteti i drogës dhe krimit në Tiranë dhe degët e tij në rrethe, nuk kanë marrë asnjë masë. Deputetë të PD ndodhen në terren dhe po ndjekin...