Universitetet të zhytur në korrupsion, 50 pedagogë nën hetim për ryshfet dhe shantazh ndaj studentëve

Studentët në Shqipëri shprehen se janë nën presion të vazhdueshëm nga pedagogët dhe stafet akademike për dhënien e ryshfetit kundrejt notes.
Në një anketë të zhvilluar me 750 studentë në 8 universitete në vendin tonë, afro 10% e tyre pranojnë që kanë dhënë ryshfet në këmbim të votës.
Prezencën e korrupsionit në universitete e konfirmon edhe renditja e Transparence Internacional që i bënë Shqipërisë.
Shqetësim mbetet edhe futja e gjyqtarëve apo prokurorëve të shkarkuar nga Vetingu në radhët e sistemit arsimor si pedagogë.
Raporti u vlerësua nga drejtoresha e politikave antikorrupsion, teksa kërkoi që gjetjet mos të jenë në kuadrin e perceptimeve, por fakteve.
Matjet janë të vështira pasi shumica e studentëve nuk raportojnë rastet e ryshfetit.
Zëri i reagimit duhet të vijë në përmjet denoncimeve, por shembujt e drejtësisë vijnë edhe nëpërmjet protestave.
Shqipëria po kalon një periudhë të vështirë në fushën e arsimit. Numri i studentëve po vjen në rënie teksa shumë degë janë shpallur prioritet për shkak të rrezikut nga mbyllja.
Krijimi i një fryme profesionale dhe jo korruptive do ndihmonte rritjen e cilësisë së arsimit në Shqipëri, një nga sektorët më të rëndësishëm për rritjen e brezave të rinj.