Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Si u mbyll pazari i tunelit/ Tenderi i Ballukut, ndërmjetësimi i Berberit dhe çmimi i fiksuar nga greku
Nga Elton QynoTenderi me vlerë 2 milion euro, që parashikoi mbikëqyrjen e punimeve që po kryheshin nga kompania “Gjoka Konstruksion” për hapjen e tunelit të Llogarasë, konsiderohet në SPAK si një nga skemat më flagrante të abuzimit financiar dhe klientelizmit. Një skemë që tregon qartë se tenderi ishte dhe u hap në 2021 nga Ministria e Infrastrukturës së Belinda Ballukut, kryetar Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ishte vartësi i saj Evis Berberi. Berberi, takonte nëpër kafenetë e Tiranës dhe në zyrën e shtetit, inxhinierin Grek, Ioannis Kirkinezis të “Hill Internacional V.N”, të cilit i kërkonte fiksimin e çmimit të supervizimit dhe trukimin e garës tenderuese, duke ja ngjizur si ortak shqiptarin e “Net-Group” të Valter Begaj. Hetimi i SPAK, ka provuar përmes mesazheve dhe dëshmisë...