Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Më zuri rrugën”- Shqiptari rrëfen pse rrahu për vdekje 58-vjeçarin në mes të Athinës! Në pranga dhe 2 grekë..
Detaje të reja janë zbuluar nga hetuesit grekë për rrahjen për vdekje të 58-vjeçarit vendas mbrëmjen e djeshme në Neos Kosmos të Athinës. Autori i dyshuar i krimit është 29-vjeçari shqiptar, një prej 3 të arrestuarve për krimin e rëndë, i cili gjithashtu pas marrjes në pyetje ka rrëfyer dinamikën dhe shkaqet që çuan në këtë krim brutal. Ai ka thënë se nuk kishte qëllim vrasjen, por veproi në gjaknxehtësi. Autori, emri i të cilit nuk u publikua, i tha policisë se ishte grindur me shoferin e makinës sepse i kishte zënë rrugën, sipas informacioneve nga “Protothema”. Pati dyshime edhe për një ndjekje të qëllimtë, në krim të paramenduar, por kjo është hedhur poshtë nga të dyshuarit. Hetimi policor kishte zbuluar se tre të rinj, dy grekë dhe një...