Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Clark përfundon dëshminë në Hagë: Akuza për shitje organesh ishte dezinformim
Akuzat ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi nuk qëndrojnë, kështu deklaroi ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Wesley Clark gjatë dëshmisë së tij pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës. Clark tha se në vitin 2020 nuk e dinte saktësisht për çka po akuzohej Thaçi, dhe se në mendjen e tij ishte akuza për shitje organesh, akuzë të cilën e konsideron thjesht dezinformim. “Në fakt kur e kam bërë këtë deklaratë nuk e dija se cila ishin akuza. Akuza për të cilat mendoja unë në mendjen time kisha shitje organesh kam përshtypjen që në periudhën 2007-2008 kishte akuza ndaj UÇK-së për shitje organesh dhe unë personalisht atë e konsideroj të ishte thjesht dezinformim nuk më kujtohet se kur e kam kuptuar plotësisht se për çfarë bënin fjalë akuzat, por jam shumë i sigurt...