Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.
Pas informacioneve të siguruara uniformat blu gjetën në banesën e 40-vjeçarit në në lagjen ‘4 Heronjtë’ një armë zjarri automatike “AK-47”.
Si provë materiale blutë sekuestruan armën si dhe 1 krehër me 29 fishekë.Në vijim të punës së pandërprerë për identifikimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të shkaktoheshin nga përdoruesit e tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “React”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:
H. M., 40 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike “AK-47”, si dhe 1 krehër me 29 fishekë”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Bie në pranga 40-vjeçari në Vlorë, ja akuzat që rëndojnë mbi të
