Mbante fshehur në banesë armë zjarri automatike dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.
Në vijim të punës së pandërprerë për identifikimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të shkaktoheshin nga përdoruesit e tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “React”.
“Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi: H. M., 40 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike “AK-47”, si dhe 1 krehër me 29 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
VIDEO- Vlorë, mbante në banesë armë zjarri dhe municion luftarak, pranga 40 vjeçarit
