SPAK ka kërkuar 74 vite burg në total për 7 të pandehurit ku bëjnë pjesë ish-policë, ish-prokuror e biznesmenë. Për biznesmenin Pëllumb Gjoka i akuzuar për grup kriminal, korrupsion e sigurim kushtesh për të kryer vrasjen e Dorian Dulit e Kleanthi Musabelliut, u kërkua dënimi me 14 vite burg.
Për Behar Bajrin, SPAK kërkoi dënimin me 15 vite burg për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e të njëjtëve personave si dhe armabjtje pa leje e grup kriminal. Për Edmond Preken u kërkua dënimi me 11 vite burg ndërsa boksierin Astmer Bilali dënimin me 10 vite burg. Ky i fundit akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje në dëm të Ibrahim Licit, Genc Tafilit dhe Dorian Dulit.
Për ish-prokurorin Xhavair Lita u kërkua dënimi me 6 vite burg për 2 episode korrupsuoni pasiv dhe zbulim të akteve sekrete. Për ish shefin kundër krimit të organizuar në Shkodër Ardrit Hasanbegaj u kërkua dënimi me 9 vite burg për sigurim kushtesh për vrasje në dëm të Ibrahim Licit dhe pjësmarrje në grup kriminal.
E njëjta masë dënimi u kërkua dhe për ish-shefin e Operacionales Oltian Bistri i akuzuar nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe zbulim të akteve sekrete. Të pandehurve për këto akuza iu pranua gjykimi i shkurtuar dhe nëse deklarohen fajtor përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit. Ndërkohë për vrasjen e shtetasit Gjin Ndoj zbuluar nga dosja “metamorfoza” ku akuzohen biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Bajri dhe Edmond Preka çështja është ndarë veçmas me procedurë të zakonshme. Krimet u zbardhën nga SPAK pas transkiptimeve në aplikacionin SKY ECC për të cilat avokatët e disa prej të pandehurve pretendojnë se janë përdorur në mënyrë të paligjshme nga organi akuzës.
Pëllumb Gjoka- vendimi do jepet më datë 2 dhjetor pasi nuk kanë bërë mbrojtjen avokatët e tij
Edmond Preka- 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar zbret në 7 vite, burg i sigurisë së lartë
Behar Brajovic (Bajri)- 13 vite burg me gjykim të shkurtuar zbret në 8.8 vite, burg i sigurisë së lartë
Astmer Bilali- 8 vite e 6 muaj, 5.8 vite me gjykim te shkurtuar, burg i sigurisë së lartë
Ardit Hasanbegaj- vendimi do të jepet më 2 dhjetor pasi nuk ka bërë mbrojtjen avokati
Xhevair Lita- 5 vite burgim, me gjykim të shkurtuar zbret në 3.4 vite, shuarje të masës arrest ne burg, lirimi menjëhershëm për shkak se e ka shlyer dënimin
Oltian Bistri- ish-kreu i Operacionales, shpallet i pafajshëm për korrupsion , fajtor për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete, i pafajshëm për pastrim parash nuk ka fakte e prova, dënohet 2 vite, shuarje mase për Oltian Bistrin lirim i menjëhershëm. Rrëzohet kërkesa për konfiskimin e 1.3 milionë euro te SPAK për Bistrin.
Dosja “Metamorfoza”/ GJKKO jep dënimet, ja sa vite burg do vuajë Behar Bajri dhe të tjerët
