“Thëllëza që shkel mbi vesë” – një xhevahir i këngës polifonike labe

“Thëllëza që shkel mbi vesë” – një xhevahir i këngës polifonike labe

Nga Sadedin Mezuraj Kënga polifonike labe, e ardhur nga rrjedha e gjatë e shekujve, i ngjan një deti të pafundëm të mbushur me margaritarë të bukurisë. Në këtë hapësirë të gjerë shpirtërore, mes mijëra krijimesh anonime të poetit popullor, disa këngë shkëlqejnë si perla të rralla që do t’ua kishin zili edhe mbretërit që zbukuruan kokën e tyre mediokre me kurora të ngarkuara me safirë, smeralde, flori e diamante. Ndër xhevahirët më vezullues të kësaj kurore metaforike që krijoi tradita labe, mbetet padyshim kënga “Thëllëza që shkel mbi vesë”- një nga krijimet më të ndritura të lirizmit popullor shqiptar. 1. Dashuri dhe pengesa Këngët lirike labe të dashurise mbartin shpesh një hije dhimbjeje e pengimi, jo për shkak të ndonjë sentimentalizmi ontologjik të shpirtit lab,...