Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vlorë/ Në banesë me armë zjarri dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “React”, duke goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje në qytet. Në bazë të informacioneve operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kryen një kontroll në një banesë në lagjen “4 Heronjtë”, ku u kap në flagrancë dhe u arrestua H. M., 40 vjeç. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi si prova materiale: Policia bën me dije se operacione të tilla synojnë parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të shkaktohen nga përdorimi i armëve pa leje. Materialet i janë dërguar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme procedurale.