Gjithçka nën ujë, përmbytje dhe situatë kritike në Fushë-Mamurras, banorët: Gjendja e rëndë!

Gjithçka nën ujë, përmbytje dhe situatë kritike në Fushë-Mamurras, banorët: Gjendja e rëndë!

Këto janë pamjet tronditëse që vijnë nga qarku i Lezhës, pas motit të keq që goditi vendin orët e fundit. Dhe pikërisht kjo situatë vjen nga zona e Kurbinit, në Fushë-Mamurras, ku gjithçka është tashmë nën ujë. Rrugë dhe toka të përmbytura, ndërsa uji ka hyrë edhe në disa banesa të zonës së ultësirës. Banorët që përpiqen të shpëtojnë gjithçka me vlerë, teksa mjetet dhe prodhimet bujqësore janë dëmtuar. Dëmet materiale janë të konsiderueshme në bujqësi dhe pemëtari. Rrugët në këtë zonë pothuajse të pakalueshme, pasi sipas banorëve dhe pamjeve, gjithçka është nën ujë.