“Alarm i kuq”/ Paralajmëron Lajda Porja: Veriu do të ‘pushtohet’ nga përmbytjet, reshje arrijnë 200-350 mm

“Alarm i kuq”/ Paralajmëron Lajda Porja: Veriu do të ‘pushtohet’ nga përmbytjet, reshje arrijnë 200-350 mm

Metereologia e njohur, Lajda Porja, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku zbuloi se si do të jetë moti gjatë kësaj jave. “Nëse kemi një muaj të ngrohtë, me temperatura të larta, është e pashmangshme fenomenet ekstreme si i rastit konkret, reshjet intensive. Nëntori ka shënuar temperatura në çdo ditë mbi vlerat e tij normale, të cilat janë 19.5-20 gradë. Kemi patur 25, 26, 27 gradë. Ka patur dje një temperaturë mjaft të lartë, ishte zagushi. Ndërkohë sinjalet e stuhisë i kemi parë që të mërkurën dhe të enjten e shkuar, ishte një sistem aq i mirë organizuar sa ishte mjaft e vështirë që të zhvendosej. Reshjet tashmë kanë filluar në zonat veriore dhe parashikohet që orët vijuese sot të ndryshojnë...