Reshjet e shiut, të cilat kanë filluar pasditen e djeshme dhe vijojnë në të gjithë qarqet e Shqipërisë, nuk kanë ndikuar në prurjet e lumit Vjosa. Në fshatin Kashisht, Fier, situata rezulton të jetë e qetë dhe pa ndonjë kërcënim real për banorët.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Fotot e dërguara nga banorët e zonës , tregojnë se lumi ndodhet brenda shtratit , ndërkohë që autoritetet lokale mbeten në gatishmëri për çdo situatë të paparashikuar. Ekspertët e hidrologjisë po monitorojnë vazhdimisht nivelin e ujit dhe deri në këto momente, nuk janë raportuar rritje të rrezikshme të prurjeve në këtë zonë. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Banorët e Kashishtit janë të qetë , pasi situata aktuale nuk paraqet rrezik, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se reshjet do të vijojnë të dendura edhe gjatë ditëve në vijim në disa qarqe të vendit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
