Kryebashkiaku i Stambollit, letër Veliajt: Kam bindjen se drejtësia, edhe kur vonohet, nuk mund të mohohet

Kryebashkiaku i Stambollit, letër Veliajt: Kam bindjen se drejtësia, edhe kur vonohet, nuk mund të mohohet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot më 18 nëntor, një letër inkurajuese që i është dërguar nga kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem İmamoğlu, i cili ndodhet në burgun e Silivrisë. Veliaj shpreu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e vazhdueshme: “E çmoj pa masë çdo letër dhe çdo fjalë mbështetëse që më dërgoni çdo ditë”, shkruan ai. Në letrën e tij, İmamoğlu uron rikthimin e mandatit të Veliajt nga Gjykata Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një hap domethënës për demokracinë. “E prita me kënaqësi lajmin se ju është rikthyer mandati i fituar në mënyrë demokratike. Kjo është një shenjë besimi në qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit”, thuhet në letrën e Imamoglu. Veliaj theksoi se është prekur nga fjalët e mikut të tij. “E...