Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Nis punën Komisioni i “Zgjedhores”. Gjiknuri: Të vijnë ata që mungojnë. Bylykbashi: Punë e kotë nëse Rama e quan “kinezëri” ligjin
Ka nisur punën këtë të martë Komisioni i Reformës Zgjedhore, i ngritur për të rishikuar ligjin për zgjedhjet, edhe për shkak të rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Nga mazhoranca, përveç përfaqësuesve të Partisë Socialiste, i pranishëm ishte edhe Tedi Mulaj nga Partia Social Demokrate. Ndërsa nga opozita mungon deputeti i Partisë Mundësia. Gjithashtu edhe 2 anëtarët e tjerë të cilët janë pa të drejtë vote, nga koalicioni “Shqipëria Bëhet” dhe Lëvizja Bashkë, nuk janë të pranishëm. “Është detyrim i Komisionit Europian, sidomos përmbushja e pikës së transparencës së financimeve të partive. Ligji nuk është i vështirë, e bën të vështirë politika”, tha bashkëkryetari socialist i komisionit, Damian Gjiknuri. “Ju bëj thirrje atyre që mungojnë, të marrin pjesë, të kontribuojnë. Të mos e bëjnë debatin jashtë, por në...