Sonte nis Okarina Fest 2025, edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar

Sonte nis Okarina Fest 2025, edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar

Sonte nga ora 18:00 nis edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar “Okarina Fest 2025” ngjarje kulturore që synon promovimin e instrumenteve autoktone shqiptare, me theks të veçantë tek okarina e Runikut, një instrument që daton rreth 8 mijë vite sipas zbulimeve arkeologjike. Drejtoresha e festivalit, Monika Duzhmani, në një intervistë për “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK tha se ky edicion është më i veçantë, pasi këtë vit festivali mirëpret artistë edhe nga Italia, mes tyre një grup i njohur që do të performojë në skenën e festivalit. “Ideja dhe synimi ynë janë që Kosova të prezantohet në botë përmes instrumenteve tona tradicionale. Okarina e Runikut është një simbol kulturor i rëndësishëm, dhe përmes këtij festivali duam të ruajmë e promovojmë vlerat tona”, tha Duzhmani. Ajo shtoi se festivali...