Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Çfarë ishte “Goja e së Vërtetës”?
Në thelb, një kapak sistemi ujësjellësi, por që në Mesjetë mori famën e një orakulli. E përjetësuar në skenën e famshme të filmit “Vacanze romane” me Audrey Hepburn dhe Gregory Peck, “Goja e së Vërtetës” (Bocca della Verità) nuk është gjë tjetër veçse një disk mermeri i rrumbullakët i periudhës romake, i punuar në mermer “pavonazzetto” (i bardhë me damarë vjollcë të errët, si pendët e palloit), me diametër rreth 180 cm dhe peshë rreth 1.300 kg. Emri i saj daton nga viti 1485, ndërsa në vitin 1632 u vendos në murin e portikut të kishës Santa Maria in Cosmedin në Romë. Në origjinë, në kohën e Romës së lashtë, shërbente për të kulluar ujin e shiut në pikat më të ulëta të rrugëve dhe...