Shefi i Google: Mos i besoni verbërisht Inteligjencës Artificiale

Shefi i Google: Mos i besoni verbërisht Inteligjencës Artificiale

Kreu i kompanisë “mëmë” të Google, Alphabet, Sundar Pichai, ka paralajmëruar se njerëzit nuk duhet t’i besojnë verbërisht çdo informacioni që u ofrojnë mjetet e Inteligjencës Artificiale. Në një intervistë ekskluzive për BBC-në, ai theksoi se modelet e sotme të Inteligjencës Artificiale “janë të prirura ndaj gabimeve” dhe duhet të përdoren si plotësuese të burimeve të tjera të informacionit. Sipas Pichai-t, rëndësia e një ekosistemi të pasur informacioni është thelbësore, sidomos në një kohë kur përdorimi i mjeteve të AI po rritet me ritme të shpejta. “Ky është shkaku pse njerëzit përdorin edhe Google Search. Kemi produkte të fokusuara te saktësia e informacionit”, tha ai, duke nënvizuar se pavarësisht përparimit, teknologjia aktuale ka kufizime, përcjell A2 CNN. Komentet e tij vijnë në prag të lansimit...